
Univers Safety

Adresa: Mbikalimi i Rinasit, Autostrada TR-DR, Km8, Kashar, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Univers Safety është pjesë e kompanisë Univers Promotions, lider në fushën e produkteve promocionale në tregun shqiptar. E krijuar në vitin 2016, Univers Safety është specializuar në ofrimin e një game të gjerë produktesh dhe aksesorësh për mbrojtjen dhe veshjen e sigurisë në punë.
Kompania synon të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase për nevojat e sigurisë në vende pune të ndryshme, duke u mbështetur në eksperiencën, energjinë dhe përkushtimin e stafit të saj. Portofoli i saj përfshin produkte të certifikuara dhe të përputhura me standardet e Bashkimit Europian, duke garantuar cilësi dhe siguri maksimale për përdoruesit. Univers Safety mbetet e angazhuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe produkteve që ofron, me qëllim krijimin e një ambienti pune më të sigurt dhe më profesional për të gjithë klientët e saj.
Çfarë ofron
Univers Safety ofron një gamë të gjerë pajisjesh për mbrojtjen personale në vendin e punës, të ndara sipas kategorive kryesore të sigurisë:
1- Mbrojtja e kokës dhe fytyrës: përfshin helmeta mbrojtëse, kufje kundër zhurmave akustike, syze mbrojtëse, tapa për veshët, maska kundër gazrave, maska për saldim, kapele me shtresë mbrojtëse, kasketa, kokore, askë me filtra kundër tymrave, maska me visor, maska të thjeshta dhe larës për sytë.
2- Mbrojtja e duarve: përfshin doreza të thjeshta, doreza sintetike, doreza latex, doreza për saldim, doreza për ndërtim, doreza për elektricistë, doreza për mekanikë, doreza laboratorike dhe doreza kundër prerjes.
3- Mbrojtja e trupit: përfshin litarë për mbrojtje nga lartësia, përparëse për saldim, uniforma pune, xhupa dhe jelekë kundër shiut, kostume me shikueshmëri të lartë, kominoshe për mekanikë, xhaketa dhe pantallona pune për meshkuj, veshje për infermierë, veshje kundër ujit, mushama dhe kostume kundër shiut, bluza polo, t-shirt, jelekë fosforeshentë, mbrojtëse për gjunjë, kuti ndihme të shpejtë, veshje për hidraulikë, përparëse mjekësore, përparëse laboratorike dhe veshje për punëtorë.
3- Mbrojtja e këmbëve: përfshin këpucë me majë çeliku dhe lëkurë, këpucë për dimër, këpucë kundër rrëshqitjeve, këpucë antistatike, këpucë me përbërje kompoziti, këpucë verore, këpucë me qafë, çizme të shkurtra dhe të gjata, shapka laboratorike dhe veshje njëpërdorimshe për këmbët.
4- Aksesorë shtesë: përfshijnë barriera ndarëse për rrugët, kone, tapetë për ulje shpejtësie në rrugë, ndarëse trafiku, zinxhirë, adezivë, tripodë, ganca për mbajtje peshe të rëndë etj.
Të gjitha produktet janë të certifikuara dhe përputhen me standardet e Bashkimit Evropian (EU). Çdo artikull është i pajisur me certifikimet përkatëse EN ISO.
Shërbime

Uniforma fosforeshente punetori

Uniforma elektricisti

Uniforma kunder shiut, Kasketa, Xhupa, Kepuce

Uniforma zjarrfikesi

Veshje fosforeshente per inxhiniere

Veshje kunder kimikateve, kominoshe trup, doreza, maske

Kostum infermieri, perparese me menge te gjata per mjek

Kominoshe pune me rripa fosforeshente

Xhaketa, Kominoshe, Veshje mekaniku, Uniforma karburanti

Jeleke pune dimri, vishet nga 2 ane

Jelek pune fosforeshente

Kostum kunder shiut me shirita reflektues

Veshje pune fosforeshtente ndertimi

Xhup fosforeshent kunder shiut

Xhup kunder shiut fosforeshent, Mushama kunder shiut fosforeshent

Xhupa pune kunder shiut

Pantallona pune fosforeshente me shirita reflektues

Kepuce pune profesionale

Cizme pune kunder ujit

Kepuce me qafe

Doreza kunder prerjes, per mekanike, Doreza laboratori Latex

Doreza kunder zjarrit, Doreza dielektrike, Doreza lekure

Kapele pune me element mbrojtes te kokes

Kaska, helmeta mbrojtese per koken

Kufje kunder zhurmave

Litar Mbrojtes

Maske mbrojtese me 2 filtra

Maske mbrojtese per frymemarrjen

Maske mbrojtese saldimi

Syze mbrojtese kundrejt rrezeve UV, eres, ciflave, pluhurave

Syze saldimi

Tapa veshesh

Kone sinjalistike rrugore

Kutia e ndihmes se shpejte, Lares per syte
.jpg)
Ngadalsues shpejtesie ne rruge (police i shtrire)
Katalogu
Partnere
